Një lajm i bukur vjen për fansat e Loredanës dhe Noizyt. Mesa duket dyshja kanë bashkuar forcat dhe kanë realizuar një duet.

Sipas burimeve të Reporteri, kënga ka mbaruar rregjistrimin, ndërsa për videoklipin dyshja do të nisin xhirimet brenda dy-tri ditësh.

Kujtojmë që së fundmi, Loredana dhe Noizy u panë bashkë në një eveniment nga një markë e njohur gjermane që prezantoi modelin e ri të makinës elektronike dhe Neymar Jr është ambasadori i saj.