E kemi rikthyer sigurinë e urës pranë fshatit Bashino në Veles, njoftoi në Facebook, zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski.
Sot e hapëm për qarkullim për të gjitha automjetet, gjë që e premtuam vetëm gjashtë muaj më parë. Me koordinim të mirë midis autoriteteve qendrore dhe lokale, arritëm ta riparojmë atë në kohë rekord dhe ta forcojmë plotësisht, gjë që e bën urën të sigurt për trafik që nga sot. Shumë projekte të rëndësishme po vijnë për Velesin, shkroi Nikolloski.
Comments are closed for this post.