Ministria e Shëndetësisë, nënshkroi marrëveshje për furnizimin e 40.000 dozave të vaksinave katërvalentëshe kundër gripit. Qasja dhe dërgesa e vaksinave varet prej prodhuesve.

Këtë për AIM e thanë nga Ministria e Shëndetësisë prej ku theksojnë se me kohë e kanë zbatuar furnizimin e vaksinave për gripin sezonal.

“Qytetarët të cilët janë vaksinuar me vaksinë kundër Kovid-19, në afat prej dy ditësh, gjegjësisht 14 ditë pas dozës së dytë, mund të vaksinohen me vaksinë kundër gripit sezonal – është rekomandimi i Komisionit për imunizim”, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.