Nga MPB njoftojnë se sot në Shkup është arrestuar 44-vjeçari D.K. nga Shkupi, pasi në shtëpinë e të njëjtit është gjetur laborator për prodhim të marihuanës.

Nga MPB thonë se bastisja në shtëpinë e shkupjanit është bërë me urdhër paraprak të gjykatës.

“U gjet laborator për prodhim të marihuanës me rreth 150 rrënjë të mbjella, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera, si dhe disa shiringa me materie ngjyrë kafe, marihuanë dhe një peshore digjitale”, thonë nga MPB.