Moti me erë të fuqishme në disa vende të Shkupit sot ka shkaktuar disa dëme materiale ku në qendër dhe Çair ka rrëzuar edhe disa drunj mbi vetura dhe shtëpi.

Qytetarët nëpër rrjetet sociale kanë shpërndarë fotografi ku shihet se si era e fuqishme 80 km në orë shkaktoi dëme në disa pjesë.

Ndryshe metereologët parashikojnë se fundjavën e ardhshme, një ciklon nga Arktiku do të zbresë në Ballkan dhe në Maqedoninë e Veriut, që do të rezultojë me reshje intensive dëbore dhe mot më të ftohtë.