Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje ka kryer kontroll në të gjithë territorin e vendit për të sanksionuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, me çrrastë janë shqiptuar gjithsejtë 646 gjoba.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.03.2024) ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë gjobitur 646 shoferë.

Prej tyre, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 300 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 346 jashtë vendbanimeve”, njoftojnë nga MPB-ja.