Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angel Angellov.

Gjatë takimit mes Ademit dhe Angellov është diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve dhe prioritetet kryesore të bashkëpunimit institucional.

Gjithashtu, dy palët kanë theksuar se Marrëveshja për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë mes dy vendeve jep bazë edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral edhe në sferën e arsimit.