MPB ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale S.J (40), nga fshati Pelincë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion” si dhe “mos dhënie e ndihmës, personit të lënduar në komunikacion”.

Më 21.04.2019 në rrugën regjionale Kumanovë-Sveti Nikollë, makina e tipit “Mercedes” me regjistrim të Kumanovës, ka goditur 37 vjeçarin me iniciale V.C (punonjës policie) dhe A.M (25) (praktikant policie), të cilët ishin në detyrë zyrtare. Personi me inicialet V.C ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa A.M ka pësuar lëndime të rënda trupore me çka është transferuar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

I dyshuari S.J me makinë të tipit “Mercedes” ka lëshuar vendin e ngjarjes dhe është arratisur, me çka i njëjti ka vazhduar me aksidente duke goditur kështu një makinë të tipit “Shkoda”, pasi i njëjti paraprakisht kishte goditur dy punonjësit e policisë.

Të njëjtit nga ana e gjykatës i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.