Milani dhe Bologna kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 31-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” ka përfunduar baras dhe pa gola.

Pavarësisht barazimit, Milani ende vazhdon të jetë lider në tabelë.
“Rossonerët” tani kanë 67 pikë, një më shumë se Napoli që pozicionohet i dyti.

Kurse, Bologna tani renditet e 12-ta me 34 pikë.