Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, para strukturave të partisë në Kumanovë, tha se kandidati presidencial i BDI-së, Bujar Osmani nuk meriton votën e shqiptarëve në zgjedhje, pasi vlerëson se, u kandidua për të përçarë shqiptarët.

Mexhiti, bëri thirrje që në zgjedhjet presidenciale shqiptarët të votojnë kandidatin presidencial të opozitës, Arben Taravarin.

“Ne kemi thënë para 3 muajve që do të dalim. Këta nuk e kanë pas plan që të dalin, vetëm në momentin që ne dolëm me kandidatin shqiptar, dolën vetëm për të përçarë votën shqiptare. Pra, BDI-ja nuk është më ajo e vjetra që i bashkon shqiptarët, BDI-ja me Bujar Osmanin vetëm përçan votën shqiptare, prandaj nuk e meriton votën shqiptare. Vota shqiptare duhet të shkojë te z.Taravari dhe ju ftoj që nesër bashkë me mua t’i deponojmë nënshkrimet dhe ta fillojmë fushatën për një president shqiptar të shumicës së dytë në RM”, tha Mexhiti në Kumanovë.