Akoma tragjedia e Shqipërisë , tërmeti që morri shumë jetë njerëzish dhe shumë të tjerë mbeten në qiell të hapur ,vazhdon të sensibilizojë shumë njerëz dhe institucione gjithandej për tu ardhë në ndihmë njerëzve në këto momente të rënda informon Tetova sot.

Në vijë të kësaj , të shqetësuar nga situata pas tërmetit në Shqipëri si dhe ndjenja e keqardhjes për dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore,Kryetari i Bordit të Telekomit të Maqedonisë së Veriut, z. Nazim Bushi,njofton se Telekomi i Maqedonisë së Veriut,për zbutjen e fatkeqësisë të cilën e ndjen si shumë të afërt dhe duke dashur që të kontribuojë tejkalimit të kësaj situate ,ndan 30.000 euro për ndihmë zonave të prekura nga tërmeti dhe njerëzve që më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë.Ts.mk