Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare dhe gjithashtu më të pëlqyera.

Por duket se moshën dhe mbiemrin e këngëtares Jonida Maliqi e kemi ditur gabim gjatë gjithë kësaj kohe.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të pasaportës së saj ku tregon se vitin e lindjes e ka 1983 dhe gjithashtu se mbiemri i saj është Maliqaj.

Këtë viti Maliqi ose më mirë të themi Maliqaj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin që do të zhvillohet në Izrael.