kuadra e Real Madridit ka pësuar humbjen më të madhe. Është ndarë nga jeta njeriu më i dashur i skuadrës, Angel Lusi Heras Aguardo. Ka qenë vetë klubi i Real Madridit që ka njoftuar lajmin e hidhur.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit, ku humbja e drejtorit të tyre ka qenë humbja më e madhe e këtij viti.

Në një deklaratë zyrtare, klubi tha:

Real Madridi C.F dhe presidenti i klubit Florentino Perez janë thellësisht të pikëlluar nga vdekja e Angel Luis Heras Aguado, i cili ishte në Bordin e Drejtorëve të klubit. Ne dëshirojmë të ndajmë ngushëllimet tona me familjen dhe miqtë e tij.

Angel Luis Heras ishte një pjesë e rëndësishme e bordeve të drejtorëve të kryesuar nga Florentino Perez dhe gjithmonë ishte i përkushtuar në fondacionet e klubit të Real Madridit.”

Gjatë kohës së Angel Luis Heras si anëtar i Bordit të Drejtorëve në Real Madrid, klubi ka fituar më shumë se 40 tituj, duke përfshirë 5 Kupat Evropiane në futboll dhe 2 Kupat Evropiane në basketboll.

Burimi: https://sot.com.al/