Deri më tani, 2 milionë e 325 mijë vaksina janë dhënë në Serbi, nga të cilat 920,000 qytetarë morën dozën e dytë, thotë drejtori i Zyrës për Teknologji së Informacionit dhe Qeverisje Elektronike, Mihailo Jovanoviq i cili shtoi se një milion qytetarë pritet të rivaksinohen të martën.

Ai tha në RTS se numri i qytetarëve që kanë kaluar tre javë që nga doza e dytë është tani 620 mijë, transmeton Klan Kosova

Jovanoviq thotë se deri më tani, mbi 1 milionë e 540 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes portalit e-qeverisjes dhe qendrës së kontaktit për imunizim, dhe se 1 milion e 405 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë deri më tani.

Ai poashtu njoftoi se për tri ditë, të enjten, të shtunën dhe të dielën, më shumë se 22 mijë të huaj u vaksinuan, të cilët shkuan ose me ftesë të Dhomës së Tregtisë të Serbisë ose u regjistruan vetë përmes portalit e-qeverisje, transmeton Klan Kosova.