Mbretëresha e muzikës pop do të performojë në natën finale të Eurovision 2019.

Madonna do të performojë muajin e ardhshëm në festivalin europian të këngës “Eurovision”.

Diva e muzikës pop ka pranuar me marrëveshje që të jetë e ftuara speciale e eventit, që do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit, në maj.

60-vjeçarja do të performojë dy këngë, një hit dhe një projekt të ri. Performanca e saj rezulton të jetë një nga shfaqjet më të shtrenjta sipas “Haartez”, pasi Madonna do të paguhet plot 1 milion dollarë.

Ajo mësohet se do të shoqërohet nga 160 persona për shfaqjen 1 milion dollarëshe. Mësohet se ajo ka pasur përplasje me producentët e spektaklit, sepse kënga që ka planifikuar të performojë përmban një mesazh politik.

Performanca e “Eurovision”-it do të jetë e katërta për Madonna-n në Izrael. Ajo ka performuar më parë atje në vitin 1993, 2009 dhe 2012.

Shqipëria do të përfaqësohet në festivalin europian nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.