Reperi ka shprehur dëshirën për t’u bërë me fëmijë vetëm për të parë sesi është ndjenja e të qenit prind.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës”, Ledri Vula tha se është i gatshëm të krijojë familje.

Ai shtoi se ka shokë që janë bërë me fëmijë dhe janë pikërisht ata që ia shtojnë dëshirën.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh Ledri.

Prej kohësh Ledri është në një lidhje me një vajzë që quhet Sara dhe që nuk i përket botës së televizionit.

Ai vijon ta mbajë lidhjen larg syrit të publikut edhe pse tashmë e ka prezantuar në rrethin shoqëror.