Ligji për mbrojtjen e pjesës së Matkës dhe ligji për mbrojtjen parkut malor në Vodno janë në fazën përfundimtare dhe me këtë do të rregullohet ligji i cili do të mbron rrethinat e tyre, tha zv. ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Makraduli duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske për ndërtimet ilegale në Matkë, tha se ndërtimet ilegale i vlerëson si negative që ndikojnë në natyrën, si të palejueshme dhe diçka që duhet të rregullohet.
Në këtë kontest ai tha se në përputhje me ligjin i cili është në përpunim do të jetë rreptësisht e rregulluar se çka mund të ndërtohet në Matkë dhe Vodno.
“Ligji për Matkën është në fazën më të përparuar, ka përfunduar zmadhimi, janë përgatitur të gjitha dokumentacionet dhe shpresoj se së shpejti do të hyj në procedurë. Gjithashtu këtë pritet që ta bëjmë deri në fund të vitit edhe për edhe në Vodno, që përfundimisht të vendoset bazë ligjore, që të mund të bëhet gjithçka”, tha Makraduli.
Comments are closed for this post.