Komisioni për Antikorrupsion do të shqiptojë procedurë kundërvajtje kundër 28 dekanëve të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, pasi nuk kanë dorëzuar listat anketuese.

Përveç në UKM, Komisioni për Antikorrupsion do të procedojë edhe kontrolle nëpër universitete tjera.

Nga Komisioni për antikorrupsion kanë kërkuar që të gjithë personat udhëheqës që të dorëzojnë listat anketuese sepse regjistri nuk është përditësuar.

Nga Antikorrupsioni theksojnë se për mosplotësim të këtij detyrimi, duhet të përgjigjet për kundërvajtje. Listat Anketuese priten edhe nga noterët, përmbaruesit dhe administratorët.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe rastet e implikuar për nepotizëm.