Sri Lanka është një vend i cili 10 vite më parë u përball me një luftë të përgjakshme civile. Si pasojë e kësaj lufte vdiqën 70.000 persona dhe qindra mijëra të tjerë të lënduar.

Sri Lanka është një shtet ishull i cili ka 20 milionë banorë. Nga këta, 70% janë budistë, 12% hindu, 9.7% myslimanë dhe 7.4% të krishterë. Ndërsa jo rrallë herë janë shfaqur tensione ndër-fetare mes komuniteteve të ndryshme. Por ajo që e rrezikon paqen dhe harmoninë është grupi ultra-nacionalist Bodu Bala Sena, i njohur ndryshe si Forca e Fuqisë Budiste.

Ky grup njihet si grup i budizmit ekstrem, dhe lirshëm mund të krahasohet me ISIS’in, përveç që kanë fe tjetër.

Kryetari i këtij grupi është Galagoda Athethe Gnanasara, i cili ndryshe njihet nga ndjekësit e tij si njeriu i shenjtë budist. Ai shpesh paraqitet si një fytyrë e terrorit, për shkak se vazhdimisht sulmon personat të cilët nuk i takojnë besimit budist.

Në qershor të vitit 2014, në lagjet myslimane të Sri Lankës, ekstremistë budistë hynë e rrahën myslimanët, i djegën shtëpitë e tyre dhe i dëmtuan dyqanet. Në atë ditë 16 myslimanë vdiqën nga lëndimet e marra.

Një muaj më pas, 135 persona u arrestuan nga policia, por jo edhe Gnanasara, i cili mendohet t’i ketë frymëzuar ata për këtë sulm.

Edhe pse Gnanasara kishte dhënë një deklaratë në polici, atij nuk iu shtrua akuza. Ndërsa në deklaratën e policisë shkruhej “Ne duhet të kontrollojmë nëse ai i ka provokuar ata burra, duke bërë fjalime në mbledhjet fetare”.

Ndërsa më vonë, pasi u lirua, ai tha se grupi i tij “mundohet që ta reduktojë dhunën, por nuk është e drejtë që një murg budist u sulmua nga një i ri mysliman dhe nuk u akuzua aspak, ndërsa ne akuzohemi për nxitje të urrejtjes”.

Në Sri Lankë, autoritetet këtë grup e përshkruajnë si një grup fashist që promovon formën ekstreme të budizmit.

Sipas Dayan Jayatilleke, ish diplomat amerikan në Sri Lanka, përshkroi grupin si “një përmbledhje e ideologjive të urrejtjes, sidomos Islamofobisë”, duke i përshkrua ata si “ana fashiste e budizmit”.

Por pse nuk po luftohet ky grup?

Qeveria e Sri Lankës, është kryesisht e përbërë nga budistët. Ish-ministri i mbrojtjes së Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, konsiderohet njëri nga anëtarët e këtij grupi, madje në vitin 2013, ai ishte fotografuar me murgun dhe kryetarin e këtij grupi, Gnanasara.

Nga sulmi i sotshëm, ku vdiqën 207 persona, nga mediat ndërkombëtare, ky grup mendohet të jetë përgjegjës.