Ish-kryeministri Berisha mbrëmë ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Berishës kryeministri ka pasur për një lidhje erotike me një diplomate greke në fillim të viteve ’90 kur ky i fundit ishte më shumë piktor dhe publicist se sa politikan.

“Historia e emigrimit të Edi Ramës ka qenë e lidhur me një greke. Ka qenë një diplomate.

Dhe shërbimet informative e ndiqnin, Ramën dhe greken. Ai shkoi me të në Paris.

Tani se cila ishte lidhja, dmth, ishte lidhje erotike apo ishte lidhje pune…

Nuk e di nëse Rama rekrutoi greken apo grekja Ramën”, u shpreh Berisha.

Mësohet se ish-diplomatja në fjalë, për të cilën flet Berisha quhet Katerina dhe ka hyrë e dalë shpesh në një bar të njohur ku rrinin në atë kohë gazetarët.