Komiteti Qendror dhe ai Ekzekutiv i LSDM-së filtroi dhe aprovoi emrat e bartësve të listës së kandidatëve për deputet për çdo njësi zgjedhore. Kreu socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski do të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore. Oliver Spsovski në njësinë dytë, Sanja Llukarevska në njësinë e tretë, Venko Filipçe në njësinë e katër, kryeparlamentari Jovan Mitrevski në njësinë e pestë dhe Sllavjanka Petrovska në njësinë e gjashtë, ndërsa pas saj do të radhitet një i ri shqiptar, Agron Demiri. Kreu i LSDM-së e quajti lista fituese e 8 majit, duke shtuar se angazhimi i tyre parësor do të jetë përfaqësimi i interesave të qytetarëve dhe integrimi i vendit në BE deri në fund të vitit 2030.

“LSDM-ja në këto zgjedhje do të ofron njerëz të cilët do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, do të punojnë për zhvillimin e shtetit dhe do të përshpejtojnë integrimin e vendit në BE-së. Qytetarëve u garantojmë të ardhme të sigurt, me përkushtim të madh çdo ditë sepse vetëm në këtë mënyrë nuk ka qëllime të paarritura”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

Kovaçevski tha se prioritet i programit të tij qeveritar do të jetë rritja e rrogave, pensioneve dhe përmirësimi i standardit të jetesës.

“Në katër vitet e ardhshme rroga mesatare do të arrij rekordin deri në 1100 euro, ndërsa paga minimale do të arrijë në 600 euro ose 37 mijë denarë. Gjatë mandatit që po lëmë kur premtuam se sa do të jetë rroga mesatare dhe minimale, nuk e besuan por ne e bëmë madje e kaluam. Njëjtë do të veprojmë edhe më këtë premtim”, shtoi Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

Mbi zgjedhjet presidenciale dhe kandidatin e mbështetur nga LSDM-ja, Kovaçevski kërkoi mbështetjen e njëjtë si për deputetët ashtu edhe për Stevo Pendarovskin.