Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Villarealit. Gjermani pret një ambient të ngjashëm me atë të 2019 kundër Barcelonës.

“Kemi nevojë për një atmosferë dhe paraqitje të ngjashme. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, duhet të jemi në formën më të mirë. Nëse një gjysmëfinale në këtë kompeticion do të ishte e lehtë, do të ishte e çuditshme. Villareal? Është mirë kur luan ndeshjen e parë jashtë fushe, sepse kualifikimin mund ta luash në shtëpinë tënde para publikut që është aty për të të mbështetur. Për këtë arsye duhet të luajmë një ndeshje të mirë nesër”, ka thënë Klopp.

“Emery? Është një trajneri fiksuar pas detajeve, i cili përgatit veten për të gjitha situatat e ndryshme të lojës dhe këtë gjë e ka treguar me ekipin e tij. Është strateg i nivelit botëror”, ka deklaruar Klopp.