Kina mendon ta mbyllë konsullatën amerikane në qytetin qendror Vuhan, pasi Uashingtoni ka kërkuar nga Pekini ta mbyllë konsullatën kineze në Hjuston, transmetojnë agjencitë e huaja.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme dhe Ambasada amerikane në Pekin nuk u janë përgjigjur këtij informacioni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot papritmas urdhëruan që Kina ta mbyllë konsullatën e saj në Hjuston, bëri të ditur paraprakisht Ministria e Punëve të Jashtme të shtetit aziatik.

Vendimi i Uashingtonit është përshkruar si “provokim i paparë politik” që në mënyrë shtesë do t’i prishë marrëdhëniet diplomatike.

“Kina i bëri thirrje SHBA-së menjëherë ta tërheqin vendimin e gabuar apo Kina përfundimisht do të ndërmarrë përgjigje përkatëse dhe të nevojshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze.

SHBA-ja i ka dhënë afat 72 orë që ta mbyllë konsullatën e saj në Hjuston.