Irkenci ka gati këngën e re Këngëtari njohur, Irkenc Hyka ka paralajmëruar fansat se të shtunën do të publikojë projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se kënga e re që do të sjell titullohet “Katile”.

“Katile të shtunën”, ka shkruar Irkenci, krahas një fotografie të bërë gjatë xhirimeve të videoklipit.

Ndryshe, “Valla” është projekti i fundit muzikor që Irkenci ka publikuar në fillim të këtij muaji.

Kënga e cila është në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Mimoza Shkodra ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube.