Kate Middleton, 37 vjeçe, është gruaja e Princit William, 36 vjeç dhe çifti është martuar që nga viti 2011. Ka pasur zëra se Kate është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të katërt.

Ndërkohë kunata e saj, Meghan Markle, mendohet se do të lindë shumë shpejt, shkruan express.co.uk.

Sipas raportimeve të fundit, besohet se foshnja e Meghanit dhe Princit Harry do të lindë në festën Pashkëve.

Shanset që ajo të lind në ditën e festës më 21 prill janë të mëdha. Kjo është gjithashtu ditëlindja e Mbretëreshës, me çka ardhja në jetë e foshnjës so të pranohej si një dhuratë e bukur për Madhërinë e saj.

Kate Middleton dhe Princi William tashmë kanë tre fëmijë të mrekullueshëm, Princin George, pesë vjeç, Princesha Charlotte, tre vjeçe, dhe Princi Louis, pothuajse një vjeç.

Kate Middleton dhe Princi William (Foto: Gareth Fuller – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ka pasur spekulime se dukesha e Kembrixhit po pret fëmijë përsëri.

Mbetet të shihet nëse familja mbretërore do të dalë me një deklaratë rreth kësaj ngjarje. /Telegrafi/

Kate Middleton (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)