Mund të ketë disa largime të bujshme nga Bayern Munich në fundin e këtij sezoni.

Përveç Robert Lewandowski-t, edhe dy lojtarë të tjerë mund t’i thonë lamtumirë Mynihut.

Për sulmuesin polak ka kohë që flitet për një transferim të mundshëm verën e ardhshme te Barcelona. Dy të tjerët janë Marcel Sabitzer dhe Serge Gnabry.

Për austriakun, i cili mund të konsiderohet një dështim duke parë se mund të largohet nga bavarezët pas vetëm një viti, interesohen Arsenal-i dhe Atletico Madrid.

Për sa i takon Gnabry, Kicker ka bërë të ditur se lojtari mund të vendosë të kërkojë një ekip të ri për shkak të bllokimit të negociatave për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2023.

Nga kjo situatë mund të përfitojë Real Madrid, që duket se po mendon të realizojë një tjetër operacion “alla Alaba”, duke e marrë Gnabry me kosto zero në fund të

kontratës, ose duke bërë një ofertë në fund të këtij sezoni për ta marrë menjëherë. Bayern Munich

Pengesa më e madhe për madrilenët mund të vijë nga Anglia. Në fakt, për sulmuesin 26-vjeçar duket se interesohet edhe Liverpool-i i Jurgen Klopp-it