Artileria izraelite goditi Libanin Jugor sot në mëngjes, në përgjigje të zjarrit që vinte nga ajo zonë, tha ushtria izraelite në një deklaratë të lëshuar pak para orës 07:30. ”Artileria izraelite po godet zonën e Libanit nga e cila erdhi një e shtënë”, thuhet në tekst, pa detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtij sulmi.

Ky njoftim vjen pasi Izraeli po përballet me një ofensivë që nga e shtuna nga lëvizja islamike palestineze Hamas, e nisur nga Rripi i Gazës, në krahun e saj jugor. Hamasi dhe lëvizjet e tjera palestineze të përfshira në luftën e armatosur kundër Izraelit janë të vendosura në Libanin Jugor. Deri tani, 200 izraelitë dhe mbi 250 palestinezë kanë vdekur nga kjo luftë.