Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se Inspektorati Shtetëror i Punës ka përforcuar kontrollet tek kompanitë private për pagesën e K-15 për punëtorët.

Nga MPPS thonë se mbikëqyrja që ka filluar nga ky vit do të bëhet deri në fund të muajit shkurt, ndërsa inspektorët po i vizitojnë subjektet juridike, duke përfshirë edhe fabrikat për prodhimin e tekstilit dhe këpucëve.

“Kontrollet e përforcuara në fushën e prodhimtarisë së tekstilit dhe këpucëve janë për shkak të numrit të madh të ankesave në të kaluarën. Theksojmë se në rastet ku do të konstatohet se nuk është vepruar sipas ligjit dhe marrëveshjeve kolektive, Inspektorati Shtetëror i Punës do të merr masa në pajtim me ligjet”, thonë nga MPPS.

Ndryshe, Inspektorati Shtetëror i Punës është organ kompetent për kryerjen e mbikëqyrjeve inspektuese për zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve nga punëtorët dhe punëdhënësit.