Qeveria ka pranuar propozim programin për monitorim të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë, për vitin 2019.

Për këtë qëllim janë destinuar 7,9 milion denarë, kurse qëllimi i programit është të përcaktohet prania e koncentrimeve dhe kontaminimeve në ushqim, migrimi i substancave të caktuara nga materialet dhe prodhimet të cilët vijnë në kontakt me ushqimin, monitorimi i pranisë së mundshme të ushqimit Gjenetikisht të Modifikuara, kriteret mikrobiologjike dhe rreziqe të tjera në ushqim, si dhe evalvimi i ndikimit të tyre ndaj shëndetit të njeriut.