Ish-presidenti shqiptar dhe lideri aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e tij për VMRO-DPMNE-në dhe besimin në fitoren e partisë në zgjedhjet e ardhshme. Ai vlerëson se me fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhje, Maqedonia do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euroatlantike dhe sërish shqiptarët do të jenë garanci kryesore për këtë.

Fitorja e pritur e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë në të ardhmen, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj, ka shkruar ai në Facebook.

Meta na tha të mos harrojmë se vizioni i partisë dhe politikat në qeveri e kanë shndërruar Maqedoninë në vendin e 10-të në botë dhe të 5-tin në Evropë për sa i përket klimës së biznesit dhe investimeve të huaja. Sipas tij, falë vizionit të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia bëri bum në rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë, duke filluar me 10 milionë euro mbështetje financiare vjetore dhe duke e rritur atë në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE-së, besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe nga pasojat e nepotizmit, të cilat i lanë në hije arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale. Maqedonia do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euroatlantike dhe sërish shqiptarët do të jenë garancia kryesore për këtë, shkruan Meta.

Ai ka ndarë fotografi nga takimet me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, profesoren Vesna Janevska dhe anëtarë të tjerë të Komisionit për Arsim të VMRO-DPMNE-së.