Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’, së fundmi është bërë pjesë e akuzave të deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt ndaj deputetit të VV-së, Glauk Konjufcës.

Mbrëmë në Interaktiv, Molliqaj ka pretenduar se Konjufca ka shkuar te ‘Burdushi’ për të kërkuar zgjidhje për problemet e tij.

“E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?” Një person që mban përgjegjësi publike, nëse zgjidhjet e problemeve që vijnë në jetë i adreson te njerëzit të diskredituar që qesin fall, është shumë problematike”, ka thënë Molliqaj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ‘Burdushit’. Hysri Peqani ka pretenduar se deputeti i VV-së ka qenë te ai. Por ‘Burdushi’ ka thënë se edhe Molliqaj i ka ‘hajmalitë’ në shtëpi.

“Qudi si ka drejt ky molliq, me folë emer tim .po qka pot intereson ty se kush vjen te un ..eshtë etike per askend nuk tregohet se kush vjen te unë .ok edhe mos harro se edhe ti dardan molliqi i ke hajmalit shpi .e ti se din . ”, ka shkruar Burdushi në Facebook. Hysri Peqani – ‘Burdushi’, ka qenë i arrestuar për mashtrim dhe aktualisht është në masën e mbrojtjes në liri.