Një lajm shumë i keq është bërë i ditur nga Guvernatori i Connecticut Ned Lamont.

Ky i fundit konfirmoi ditën e djeshme se një foshnjë 6-muajshe kishte vdekur pasi ishte infektuar me koronavirus, duke u bërë kështu viktima më e re në botë që ka humbur betejën me virusin COVID-19.

Foshnja ishte dërguar në spital gjatë javës së kaluar pothuajse pa shenja jete dhe mjekët nuk kishin mundur të bëjnë asgjë për të, shkruajnë mediat e huaja. Ai tha se foshnja është viktima më e re në botë e koronavirusit.

“Ky është një virus që sulmon më të brishtët tonë pa mëshirë,” tamam Lamont. “Kjo gjithashtu thekson rëndësinë e qëndrimit në shtëpi dhe kufizimin e ekspozimit ndaj njerëzve të tjerë. Jeta juaj dhe jeta e të tjerëve mund të varen vërtet nga kjo. Lutjet tona janë me familjen në këtë kohë të vështirë.”