Granit Xhaka është një nga lojtarët që ua mbush me shumë zemrat shqiptarëve me gjestet e tij patriotike. Padyshim askush nuk e harron momentin kur mesfushori i Arsenalit i shënoi supergol Serbisë dhe festoi me shqiponjën.

Ai moment sa herë kujtohet po aq herë “tërbon” median serbe.

Kjo ka ndodhur përsëri se fundmi ku një tjetër Granit, me mbiemrin Cana, ka postuar në Instagram një video, ku shkruan Shqipëri-Serbi 2-1, ndërkohë që më pas feston me shqiponjë, si Xhaka i Arsenalit.

Mesfushori i “Topccinjve” e ka shpërndarë videon në “Insta Story” dhe kjo ka tërbuar mediat serbe, që nuk kanë nguruar të bëjnë artikuj dhe titulli i përdorur është: “Xhaka provokon përsëri, publikon një video provokuese me një mesazh për Serbinë”.