Një kroate, Jasna Vrhovac ka gjetur në rrugë 7 mijë euro dhe ka lajmëruar në Facebook për vendin dhe shumën ku i ka gjetur, duke kërkuar pronarin të shkojë t’i marrë, para të cilat kanë arritur në duart e duhura.

Bëhet fjalë për një të moshuar, të cilit i kishte rënë zarf me paratë, e dërguara nga djali i tij nga Gjermania.

Djali i kishte dërguar paratë për të shlyer kredinë bankare për një shtëpi që e kishin në hipotekë. Paratë ishin në zarf në të cilin ishte shkruar vetëm “Për babain”.

Por Jasna ka shpërndarë këtë në facebook dhe më në fund është gjetur pronari.