Autoritetet franceze sot kanë përforcuar masat e sigurisë rreth objekteve fetare, pas sulmeve terroriste në dy xhami të Zelandës së Re, ku si pasojë kanë humbur jetën 49 persona dhe janë plagosur rreth 20 të tjerë, theksoi ministri i Punëve të Brendhme në Francë, Kristaf Kastner.

Në Francë jetojnë një numër i madh i myslimanëve, vendi ishte cak i disa sulmeve terroriste në të kaluarën në periudhën e viteve 2015-2016.

Pas sulmeve në Zelandën e Re, është përforcuar siguria rreth objekteve fetare edhe në Britani.

Shefi i njësitit anti-terror në Britani, Nik Basu deklaroi se është rritur prania e patrolave policore në afërsi të xhamive në Britaninë e Madhe, dhe se janë dhënë këshilla se si të mbrohen qytetarët në raste të tilla.