Pasi Xherdan Shaqiri arriti t’ia sigurojë fitoren Liverpoolit kundër Manchester Unitedit përmes dy golave të tij, qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e thërriste emrin e shqiptarit përderisa lojtarët ishin duke hyrë në zhveshtore.

Liverpoolit i nevojitej fitorja në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, të dielën, për t’u kthyer përsëri në vendin e parë në tabelën e Premierligës. Trajneri Jurgen Klopp u shpëtua nga Shaqiri, i cili hyri në ndeshje në minutën e 70-të dhe arriti t’i shënojë dy gola, transmeton Gazeta Express.

Llogaria zyrtare e Liverpoolit i publikon disa video të pamjeve brenda stadiumit Anfield, në kanalin e saj në Youtube, ku shihen lojtarët e Liverpoolit duke e festuar fitoren kundër rivalit dhe rimarrjen e pozitës së parë.

Përderisa futbollistët janë duke u futur në zhveshtore, Van Dijk dëgjohet duke bërtitur: “Shaqa i madh në ndërtesë”.