Juve dhe Adidas, edhe për shumë vite bashkë.

Klubi bardhezi ka rinovuar kontratën me sponsorin teknik edhe për 8 vitet e ardhshme.

Një marrëveshje e pasur, që parashikon derdhjen në arkat e klubit torinez nga firma e famshme gjermane e veshjeve sportive minimumi 408 milionë euro, shifër kjo që do t’u shtohen të tjera të ardhura, në varësi të volumit shitjeve dhe rezultateve sportive.

Adidas do të jetë sponsor teknik për të gjitha skuadrat e Juventusit. /SS/