Në Prishtinë pardje ka lindur një fëmijë i shëndoshë, me peshë 5,7 kilogramë.

Pasi ka lindur më datë 24 mars, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, fëmiu i lindur në familjen Berisha është emëruar me emrin Nato.

Ky nuk është rasti i parë që fëmijët e lindur në Kosovë të emërohen me emra që simbolizojnë ndihmën e Amerikës dhe NATO-s për Kosovën.