Izo Ganiu, antar i Aleancës për Shqiptarët, thotë se brenda partisë ka nisur një procedurë për shkarkimin e liderit Arben Taravari. Ai ka treguar edhe një fletë firmash të delegatëve që deri më tani kanë mbështetur iniciativën për zëvendësimin e Taravarit.

Nga 130 delegatë, 98 pritet të jenë kundër Taravari. Kjo është një procedurë e pritshme nëse e dini sjelljen e Taravarit në periudhën e fundit, rejtingu i partisë po bie vazhdimisht dhe vetë lideri nuk e di se ku i përket, ai ishte në opozitë, tani është në pushtet dhe në Periudhën e ardhshme ai vetë nuk e di se çfarë do të jetë. Refuzoi ofertën për të qenë kandidat presidencial i opozitës shqiptare dhe formalisht është ende në pushtet.