Tentimi i përkrahësve të kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetahu, për të bë ndryshime në Muftininë e Tetovës si duket vetëm se po e fuqizon përkrahjen për Qani Nesimin, të shkaktuar prej BFI-së nga poita e muftiut, por i cili gëzon edhe më tej përkrahje të madhe në Muftini. Ata i janë drejtuar me një letër të hapur Rijasetit të BFI-së dhe Reisit Shaqir ef. Fetahu, duke i dërguar porosi të qartë që të mos ndërmarë hapa të mëtjemë dhe se janë të gatshëm me çdo kusht ta mbrojnë Myftininë. Poashtu është marë një vendim i rëndësishëm me të cilin vulat që posedon UD muftiu Selver Xhemaili janë shpallu të pavlefshme. Në vazhim jju sjellim letrën e plotë:

“Nga BFI-Muftinia e Tetovës
Deri te:
· Rijaseti i BFI-së
· Reis Ulema hafiz Shaqir ef. Fetahu
Lënda: Informim
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 01.02.2024 (e enjte) me anëtarët e Muftinisë solli këto vendime:

· Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës qëndron pas Vendimeve të saj sjellura që nga fillimi e deri më sot, mirë të njohura për opinion, Rijasetin e BFI-së të RMV-së dhe vet Reisin Hafiz Shaqir ef. Fetahu, ndaj nuk pranojmë asnjë Vendim i sjellur në formën jolegale dhe jokushtetuese nga Reisi i Bashkësisë Fetare Islame.
· Dënojmë ashpër aktin e pahijshëm dhe tentimin e të emëruarit UD Mufti Dr. Selver ef. Xhemailit më datë 31.01.2024, që në mënyrë klandestine dhe të dhunshme tentoi të futet në Institucionin e shenjtë të muslimanëve të Tetovës-Muftinia e Tetovës.

· Kërkojmë nga të gjitha institucionet relevante në vendin tonë që të dënojnë sjelljet e pahijshme të UD Dr. Selver ef. Xhemaili, sepse i vetmi organ që jep dhe merr mandat është Organi i Muftinisë së Tetovës i zgjedhur nga Kuvendi i Xhematit ku reflektohet vullneti i nëpunësve dhe Xhematit të Tetovës.

· Vulat e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Tetovës i takojnë Organit të Muftinisë së Tetovës dhe nga sot, 01.02.2024 i merr në posedim Organi Kolektiv i Muftinisë së Tetovës, ndërsa vula jolegale që mban me vete UD është jolegale dhe jokushtetuese.

· Ne, si Muftini e Tetovës, dënojmë çdo veprim dhe vendim antikushtetues dhe përçarës.
· Zotohemi se me çdo kusht do të mbrojmë unitetin e BFI-së dhe Muftinisë së Tetovës.
BFI-Muftinia e Tetovës”.