Danimarka ka ndërprerë dhënien e vaksinës kundër COVID-19 të Oxford-AstraZeneca pas rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, duke u bërë vendi i parë europian që merr këtë vendim.

Ky vendim pritet që të vonojë programin e vaksinimit të vendit për disa javë, njofton Klan Kosova.

Agjencia Europiane e Barnave javën e kaluar ka njoftuar se ka një lidhje mes mpiksjes së gjakut, por ka thënë se rreziku i vdekjes nga COVID-19 është shumë më i madh, shkruan BBC.

Disa vende evropiane më herët kishin pezulluar marrjen e dozave. Shumica tani kanë rinisur vaksinimet me AstraZeneca, por shpesh me kufizime për grupmoshat më të vjetra.

Të martën, SHBA, Kanada dhe Bashkimi Europian ndaluan marrjen e vaksinës Johnson & Johnson për arsye të ngjashme mbi mpiksjen e gjakut..

Afrika e Jugut gjithashtu ka ndaluar përdorimin e saj, pavarësisht se Johnson & Johnson ishte vaksina e saj e preferuar për shkak të efektivitetit që pati kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Si për AstraZeneca ashtu edhe për Johnson & Johnson, efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla.