Edhe këtë vit, ceremonia e çmimeve “Oscar” nuk do të ketë një prezantues. Vendimin e bëri të ditur për publikun shefja e “ABC Entertainment”, Karey Burke.

Ajo tha se vendimi ishte marrë për shkak se shfaqja kishte funksionuar më së miri vitin e kaluar në këtë mënyrë.

E vjetshme ishte hera e para që spektakli madhështor që nderon më të mirët e kinematografisë zhvillohej pa prezantues, që prej vitit 1989.

Vitin e kaluar, Çmimet “Oscar” do të prezantoheshin nga Kevin Hart, por ai u largua pas disa postimeve të vjetra në Twitter që shkaktuan kritika.

Nuk dihet nëse largimi i tij ndikoi, por vitin e kaluar shifrat e audiencës u përmirësuan.

Ceremonia e vitit të kaluar u ndoq nga 29,6 milionë shikues, 12% më shumë se një vit më parë.

Këtë vit, ceremonia do të zhvillohet më 10 shkurt, gjysmë ore pas mesnate (00:30), sipas kohës sonë.