Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar ankesën e Bojan Jovanovskit i cili kërkonte të dilte nga paraburgimi për të cilën dha si garanci 143.000 euro, konfirmojnë nga Gjykata e Apelit.

Seanca publike, në të cilën “Boki 13” dhe avokati i tij Sashko Dukovski kërkuan të shfuqizohet masa e paraburgimit, u mbajt ditën e premte.

Për herë të parë ata ofruan një garanci që përfshinte një shtëpi të kushëririt të tij të parë, me vlerë rreth 102.000 euro dhe një hapësirë lokale për zyre në të njëjtën shtëpi në pronësi të nënës së tij, Jasminka Jovanovska, me vlerë rreth 40.000 euro.