Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë nuk ka asnjë pacient të infektuar me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në spitale të tjera janë 15 pacientë që po trajtohen nga COVID-19.

Ndërsa në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë.

“Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme. Klinika Infektive, 11 pacientë. Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19. Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë. Spitali i Gjakovës, 6 pacientë Spitali i Gjilanit, 3 pacientë. Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë. Spitali i Ferizajt, 4 pacientë”, sipas ShSKUK.