Arsenali ka regjistruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në Ligën e Evropës.

Pa ndonjë vështirësi, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore sonte ndaj Bodo/Glimtit.

Lexo Edhe:
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:0.
Eddie Nketiah (23’), Rob Holding (28’) dhe Fabio Vieira (85’) shënuan në fitoren e “Topçinjve”.

Arsenali pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe është lider në Grupin A. Skuadra londineze ka një ndeshje më pak.

Ndërsa, Bodo/Glimti pas tri ndeshjeve ka grumbulluar 4 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë.