Komisioni Antikorrupcion do të kërkojë nga Shërbimet për Punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, të shfuqizojë vendimin për huazimin e hapësirave të ish presidentit të shtetit Gjorge Ivanov dhe ti ndajë zyra në pronësi shtetërore, transmeton Zhurnal.

KRyetarja e këtij komisioni Biljana Ivanovska në seancën e sotme të KSHPK tha se hapësirat e tanishme të ish presidentit janë të caktuara në një procedurë jo transparente dhe janë huazuar nga një person i afërm. Për një muaj, sipas Ivanovskës, për të gjitha harxhmet paguhen rreth 4500 euro, duke mos përfshirë pagat e punonjësve.

Ivanovska tha se në një shtet të vogël dhe të varfër si Maqedonia harxhohen shumë mjete për ish presidentët, ndërsa nuk ka as kufizime se sa vite duhet t’u mbulohen harxhimet pas përfundimit të mandatit, siç është në shumicën e shteteve në rajon dhe më gjerë. Ato, siç tha ajo, madje as nuk dorëzojnë raport se çfarë aktivitete kanë patur apo kanë.

Sipas llogarive të Antikorrupcionit, për dhejtë vite për harxhimet e ish presidentëve janë harxhuar një 1.900.580 euro, shifër pothuajse afro 2 milion eurove.

Nga këto arsye, KSHPK gjithashtu propozon të ngritet iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetueshmërisë së ligjit dhe të ngritet iniciativë në Kuvend për rishqyrtim të vendimeve ligjore në kuptimin e kufizimit të kohëzgjatjes të këtyre privilegjeve të ish presidentëve.