Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se dje (18 maj) ka sekuestruar marihuanë me sasi prej 65 kilogramëve, me vlerë prej 200 mijë eurove.
Nga MBP thonë se janë arrestuar tre persona (të tre shtetas të Shqipërisë), të cilët janë kapur me drogë. Sipas tyre, droga ishte e destinuar që përmes Maqedonisë të arrijë në Greqi.
“Mëngjesin e djeshëm, në rrugën rajonale nga Trpejca drejt Stenjes, përmes Parkut Kombëtar Galicica, u ndaluan dy automjete pasagjerësh të llojit “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat ishin pjesëmarrëse në transportin e drogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K, ku si bashkudhëtar ishte M.F, dhe e dyta nga F.B, u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj marihuanë, të paketuara në 44 pako”.
“Shtetasit shqiptarë u ndaluan, dhe me udhëzimin e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Resnjë, droga u dorëzua për ekspertizë, gjatë së cilës u përcaktua se ishte në total 65 kilogramë marihuanë, ndërsa ndaj tre personave do të ngriten aktakuza penale adekuate, sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.