Tayna është takuar me një nga djemtë e videos që është bërë virale.

Shumë shpejt reperja Tayna po sjell këngë në tekstin e të cilës do të përfshirë edhe fjalët të cilat kohët e fundit i kemi dëgjuar shumë, ato të videos virale ‘A bon me folë’.

Tayna ka treguar me anë të një postimi në Instagramin e saj personal, ku shihet se edhe është takuar me njërin nga djemtë, shkruan Gazeta Express.

Madje, reperja ka shkruar edhe një status ku tregon që i ka shoqëruar fotografisë.

Ajo thotë se ka vendosur që t’i përdorë fjalët virale që t’i kthejë në diçka të këndshme dhe t’i japë kësaj historie një kahje tjetër.

Tayna është takuar me Burimin, djalin nga Drenica që ishte protagonist në video dhetregon se ai është i pajtimit për këtë projekt.