Rita Ora nga Tokio ka kaluar në Kinë ku pritet që turneun e saj Phoenix ta vazhdon në Kinë, konkretisht në Taiwan.

Ajo është njëra prej këngëtarëve që ka famë globale, jo vetëm për këngën por edhe për stilin e saj interesant.

E në Kinë duket se kinezët janë duke u “çmendur” pas këngëtares kosovare e cila ka postuar disa fotografi para se të pushtoj skenën në Taipei për koncertin live që do ta mbaj të shtunën, transmeton GazetaExpress.

Këngëtarja kosovare, ka zënë titujt e mediave në Kinë derisa ka pozuar për fotografet.

E veshur me stil dhe me një paruke dhe vath të vegjël ari, Rita edhe kësaj here ka shkëlqyer me pamjen e saj.