Nëse vuani nga dhimbja e kokës kronike, mund të filloni të përdorni dhe disa mjekime popullore për të shmangur ilçet. Këto të fundit me të vërtetë mund t’ju qetësojnë por trupi krijon varësi dhe ato nuk funksionojnë më. Përveç kësaj, marrja e shumë ilaçeve mund të çojë në krijimin e ulçerës në stomak dhe efektet anësore të tjera të pakëndshme. Shtimi i alternativave natyrore në rutinën tuaj mund të ndihmojë në reduktimin (ose eliminimin) e nevojës për të marrë ilaçe.

Hudhra dhe mjalti: Hudhra është një ushqim popullor në shumë kultura. Përdorimet e saj  datojnë që në Egjiptin e lashtë dhe Greqinë e lashtë. Mjalti është gjithashtu një ushqim popullor shërues dhe është përdorur gjerësisht në botën perëndimore derisa popullariteti i antibiotikëve u rrit. Provoni këtë recetë nga “Health Adore”: Shtypni dhe qëroni 10 thelpinj hudhre në një kavanoz xhami dhe mbulojini me dy gota mjaltë. Shtoni në kokrra piper dhe lëreni në kavanoz për të paktën 5 ditë. Më pas hani një lugë sa herë ndiheni se nuk duroni dot dhimbjen e kokës.

Lëngu perimeve: Merrni më shumë perime në dietën tuaj dhe lehtësoni dhimbjen e kokës duke pirë një gotë lëng perimesh. Kombinoje një 1/2 të një filxhani me karrota, spinaq, panxhar dhe kastravec dhe pijeni dy herë në ditë, sugjeron “Home Cure.”

Vaj mente: Doktor Oz, sugjeron të fërkoni kokën me vajin e mentes përgjatë vijës së flokëve vajin e Vetitë e tij ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.